Ditari - Serbia në prag të zgjedhjeve përcaktuese për trajektoren e vendit
Në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani thotë gjatë fjalimit vjetor në Parlamentin e Kosovës se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të japë vlerësime për projekt statutin e Asociacionit. Të dielën në Serbi mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme si dhe ato për pushtetin lokal. Ekspertët në Beograd dhe Uashington analizojnë pritshmëritë për to. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan në Lindjen e Mesme, në përpjekje diplomatike për të bindur Izraelin të ulë intensitetin e luftimeve për të shmangur viktimat civile.