Ditari - Dokumentohet dhuna seksuale në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Qytetarët në Prishtinë kërkojnë më shumë siguri për gratë dhe ndëshkim maksimal të autorëve të dhunës ndaj tyre. Organizatës izraelite “Mjekët për të Drejtat e Njeriut”, arrin në përfundimin se Hamasi përdori dhunën seksuale si mjet lufte gjatë sulmit të 7 tetorit. Intervistë me ish- përfaqësuesin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Jeruzaelm, Sari Nusseibeh i cili thotë se pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit është bërë më e vështirë të besohet një bashkëjetesë paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve.