Ditari - Rasti i Kosovës si model për Gazën?
Alon Pinkas, diplomat izraelit dhe këshilltar i politikës së jashtme i disa ministrave dhe kryeministrave izraelitë, thotë se një prani ndërkombëtare në Gazë, e ngjashme me administrimin ndërkombëtar të pasluftës në Kosovë mund të vendosë themelet e një procesi të ri politik si rrugëdalje nga konflikti në Lindje të Mesme. Vazhdon beteja nga ajri dhe toka në Gazë. Shtetet e Bashkuara kërkojnë shmangien e luftimeve në spitalet e Rripit të Gazës, që vënë në rrezik jetët e civilëve. Republikanët propozojnë planin për shmangie të përkohshme të mbylljes së qeverisë. Shtëpia e Bardhë e cilëson planin 'një recetë për kaos".