Ditari - Von Der Leyen: Kosova të krijojë Asociacionin; Serbia njohje de fakto të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i bëri thirrje sot Kosovës që të nisë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Serbisë që të njohë de fakto Kosovën. Komentet zonja Von der Leyen i bëri gjatë një vizite në Prishtinë, pak ditë pasi udhëheqësit kryesorë evropianë paraqiten një plan të ri mbi rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Trupat dhe tanket izraelite vazhduan edhe sot të zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në Rripin e Gazës. Karen Sudkamp, ish-analiste e lartë në Agjencinë e Zbulimit të Departamentit të Mbrojtjes, për Çështje të Lindjen së Mesme, thotë në një intervistë për Zërin se Amerikës se objektivi i vendosur nga Izraeli për shkatërrimin e Hamasit, do të jetë edhe më i vështirë sesa fushata kundër Shtetit Islamik.