Ditari- Biden i kërkon Kongresit të miratojë 85 miliardë $ ndihmë për Ukrainën e Izraelin
Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës mes shqetësimeve se mund të ndërhyjë në çdo moment me trupa tokësore. Palestinezët thonë se po goditen edhe zona në të cilat atyre u ishte thënë se ishin të sigurt. Intervistë me ish ambasadoren amerikane në Jemen, Barbara Bodine. Ajo thotë për Zërin e Amerikës se në konfliktin mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit nuk ekziston zgjidhje ushtarake, por duhet zgjidhje diplomatike. Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe këshilltarët të udhëheqësve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të zhvillojnë nesër takime me kryeministrin Kurti në Prishtinë dhe presidentitn Vuçiç në Beograd në përpjekje për të ripërtërirë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.