Ditari - Netanyahu: Ajo që do të bëjë Izraeli tani do të ndryshojë Lindjen e Mesme
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant urdhëron “rrethimin e plotë” të Gazës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se ajo që do të bëjë Izraeli tani do të ndryshojë Lindjen e Mesme. Departamenti amerikan i shtetit konfirmon se nëntë shtetas amerikanë janë mes të vdekurve në Izrael, ndërsa Shtetet e Bashkuara premtojnë mbështetjen për shtetin hebraik. Bashkimi Evropian thotë se pret nga Serbia bashkëpunim pa kushte në hetimin e sulmit të 24 shtatorit në veri të vendit.