Nikki Haley shpreson që qëndrimet për politikën e jashtme të rrisin shanset e saj për 2024
Nikki Haley dallon nga pjesa më e madhe e kandidatëve republikanë për president përsa i takon politikës së jashtme, sidomos me qasjen më të fortë lidhur me Ukrainën. Ajo shpreson që kontrasti në këtë drejtim, sidomos me kandidatin kryesor ish-presidentin Donald Trump, të jetë një avantazh për të.