Ditari - Delawie: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se situata në veriun e vendit është shtensionuar dhe është koha që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-ambasadori amerikan në Kosovë thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të forta, por shton se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje. Ambasadori Delawie kritikon gjithashtu qasjen e butë të Perëndimit ndaj Serbisë. Ish presidenti Donald Trump pritet të dorëzohet këtë të enjte para autoriteteve në Atlanta, lidhur me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.