Ditari - Sterilizimet, gjykata kërkon të ndriçohen lidhjet e ish-Ministrit Ilir Beqaj me aferën
Në Tiranë, hetimet e SPAK-ut për koncensionin 10-vjeçar të sterilizimit mund të përfshijnë një numër më të madh zyrtarësh mes tyre dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj si dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani. Në Kosovë, përfaqësuesit e biznesit thonë se po përballen me vështirësi të mëdha në gjetjen e punëtorëve, një nga arsyet çshtë mospërputhja e arsimimit të të rinjve, me kërkesat e tregut të punës. Partneritet i ri në fushën e sigurisë mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut.