Ditari- Rritet numri i pacientëve me probleme në zemër si pasojë e koronavirusit
Në Shqipëri, arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri, vazhdon të provokojë tensione në marrëdhëniet shqiptaro - greke. Zoti Beleri u vizitua sot ne spitalin e paraburgimit nga deputet i shumicës qeverisëse në parlamentin grek, Agelos Syrigos, i cili paralajmëroi se mos lirimi dhe pengimi i tij per marrjen e detyres do të kete pasoja mbi procesin integrues te Shqiperisë. Së paku 55 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që përfshinë Havain. Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave pritet të rritet ndërsa së paku 1 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet thonë se për rimëkmëmbjen e ishullit do të duhen vite dhe miliarda dollarë. Shtohet numri i pacientëve të cilët janë prekur nga Covid 19 dhe tani kanë probleme me zemrën. Sipas ekspertëve, deri një vit pas infektimit, pacientët rrezikohet nga probleme kardiake, si mpiksja e gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe infarkti.