Ditari - Ish-Presidenti Trump do të kundërshtojë kufizimin e ndarjes së informacioneve
Ekipi ligjor i ish-Presidentit Donald Trump thotë se do të kundërshtojë kërkesat e prokurorëve federalë për të kufizuar informacionin lidhur me padinë ndaj tij, që ai mund të ndajë me publikun. Me rritjen e investimeve dhe tregtisë së Kinës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, edhe pikëpamjet e të rinjve arabë për vendin aziatik po ndryshojnë, ashtu si edhe bindjet për Shtetet e Bashkuara. Një film ukrainas që tregon historinë e dy adoleshenteve ukrainase që u dërguan me forcë në territoret e kontrolluara prej rusëve, u shfaq në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në Uashington.