Lidhje

Ditari- Përpjekjet e Rusisë për përhapjen e dezinformimit në Ballkan


Ditari- Përpjekjet e Rusisë për përhapjen e dezinformimit në Ballkan
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Në Shqipëri, Partia Demokratike zyrtare do të mbajë nesër zgjedhjet për kryetarin e saj, ku në garë është ish drejtuesi i dorëhequr një vit më parë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, ish i përndjekur politik, pa ndonjë funksion të mëparshëm në ndonjë strukturë të PD. Rezultati, pritet të konfirmojë zotin Basha, por, procesi ka çuar në një çarje të thellë në gjirin e atyre demokratëve të cilët deri më tani, ishin rreshtuar kundër grupimit të udhëhequr nga ish kryeministrit Sali Berisha. Sipas një studimi të publikuar sot në Kosovë, nga Instituti për Studime të Luftës Hibride, Octopus, Rusia po bën përpjekje të rrisë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit duke përdorur grupe të së djathtës ekstreme në Serbi. Një tjetër studim, i publikuar sot në Shkup mbi propagandën dhe lajmet e rreme nga Rusia, në Maqedoninë e Veriut, nxjerr në pah prirjet për krijimin e një fryme anti-perëndimore tek publiku në këtë vend ballkanik, si dhe pengimin e integrimit euro-atlantik të tij.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG