Ditari - Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri
Në Shqipëri, SPAK-u i kërkoi Interpol Tiranës, të përfshijë në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Turizmi në Shqipëri përballet me një sërë sfidash ndërsa numri i pushuesve të huaj rritet çdo vit. Largimi i të rinjve nga vendi, po krijon ndër të tjera edhe mungesë të fuqisë punëtore për këtë sektor. Në Prishtinë, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi mbështetjen e partive opozitare për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.