Ditari - Shqipëri, televizionet me peshë, në dorë të 5 familjeve
Studimi i Qendrës Open Data Albania vëren gjithashtu se këta pronarë mediash zotërojnë një seri biznesesh të tjera dhe se në shumë raste janë përfitues të kontratave koncensionare, të programit Shqipëria 1 Euro si dhe të statusit Investitor strategjik. Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kërkuan që Kosova t’i përmbahet planit të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatën në veriun e Kosovës. Komentet vijnë ndërsa në Prishtinë ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet 247 vjetori i pavarësisë së vendit.