Ditari- Shqipëri, shqetësime për punësimin e familjarëve të deputetes socialiste Felaj në drejtësi
Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha se është i hapur për të caktuar sa më pare datën e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, por sipas tij ato duhet të mbahen pa kërcënime. Në Shqipëri, deputetët e opozitës debatuan me nën-kryetaren socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, për faktin se 4 familjarë të saj, punojnë në prokurorinë e kryeqytetit. Opozita ngriti dyshime për ndikimet politike në sistemin e drejtësisë. Pas disa ditësh trazira për shkak të vrasjes së një adoleshenti nga policia, në Francë është rikthyer qetësia.