Francë, bie intensiteti i trazirave
Në Francë ka rënë intensiteti i protestave të dhunshme, pasi dhjetëra mijëra policë u nxorën në rrugë në të gjithë vendin. Trazirat filluan pas vrasjes nga policia të një adoleshenti me origjinë afrikano-veriore të martën. Rreth 45,000 policë u nxorën në rrugë në tre qytete, Paris, Lion dhe Marsejë.