Lidhje

Ditari - Kurti plan të ri për shtensionimin e situatës në veri


Ditari - Kurti plan të ri për shtensionimin e situatës në veri
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti sot një plan me tetë pika që sipas tij do të shtensiononte situatën në veri të vendit. Po sot, qeveria shpalli si grupe terroriste, organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, organizata që veprojnë në veri të Kosovës. Në Shqipëri, policia po kontrollon hyrje-daljet nga kampi Ashraf 3, në Manzë, ku strehohen afro 2500 muxhahedinë iranian. Masat pasojnë përplasjet e forta që ndodhën pasi policia ushtroi kontroll brenda kampit nën dyshime se MEK-u, ka organizuar sulme kibernetike ndaj Iranit. Në Rusi po qarkullojnë aktualisht zëra për një spastrim masiv brenda forcave të armatosura ruse. Gjeneralë të lartë nuk janë parë në publik që prej dështimit të një rebelimi që kërcënoi pushtetin e Presidentit Vladimir Putin. Ka njoftime të pakonfirmuara se të paktën një gjeneral është arrestuar.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG