Ditari - Vladimir Putini – Kush është njeriu pas imazhit të projektuar?
Në Kosovë banorët serbe në Graçanicë dhe në komunat në veri protestuan sot duke kërkuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po sot shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borell tha se vendet e bllokut po e humbasin durimin me situatën në veri të Kosovës dhe u kërkoi palëve të ndërmarrin hapa të shpejtë për zgjidhjen e situatës. Këshilli bashkiak i Himarës zgjodhi sot kryetarin e saj Dhimiter Kapaj, në një seancë shoqëruar me tensione e debate. Çfarë qëndron pas imazhit të projektuar të Presidentit Vladimir Putin? Zhvillimet e fundit pas rebelimit të dëshuar që zgjati rreth 24 orë, kanë vënë në pikëpyetje atë që presidenti Putin është përpjekur prej vitesh të krijojë, atë një njeriu që ka gjithçka nën kontroll.