Lidhje

Ditari - Ambasadorja Kim bën bilancin e punës në mbyllje të misionit të saj në Shqipëri


Ditari - Ambasadorja Kim bën bilancin e punës në mbyllje të misionit të saj në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:57 0:00

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështeti veprimet që autoritetet vendase ndërmorën gjatë ditës së djeshme në Kampin Ashraf 3 ku strehohen Muxhahedinët e popullit iranian. Komentet e sotme, ambasadorja Kim i bëri në një dalje për mediat në fund të mandatit të saj në Tiranë, për të paraqitur një bilanc të arritjeve gjatë misionit të saj diplomatik. Në një intervistë për Zërin e Amerikës i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar thotë se takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG