Ditari - Escobar dhe Lajçak vizitë në Kosovë e Serbi për uljen e tensioneve
Të dërguarit amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak fillojnë sot një mision të ri diplomatik në Kosovë dhe Serbi në përpjekje për të ulur tensionet. Sipas zëdhënësit të BE-së, shefi i politikës së Jashtme Josep Borrell, pret raportimin e tyre, për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm. Rusia thotë se Ukraina po kryen sulme në shkallë të gjerë ndaj rajoneve që Moska kontrollon brenda Ukrainës. Kievi akuzon Moskën se po dezinformon. Ekspertët nga ana thonë se ka sinjale se kundërofensiva e Ukrainës mund të ketë nisur. Një ditë më parë, në Bronx të Nju Jorkut u mbajt Festivali i Gjashtë i Shkollave Shqipe, një ngjarje kulturore që rikthehet pas një ndërprerjeje disavjeçare