Ditari - Vota e të rinjve vendimtare për fatin e Presidentin Erdogan
Kryetari i parlamentit të Kosovës tha sot se nëse propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është në kundërshtim me kushtetutën, atëherë Prishtina duhet të largohet nga bisedimet. Deklarata e tij pason komentet e të dërguarit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që e ka cilësuar projektin e parë të paraqitur në Bruksel nga ekipi menaxhues, si pikënisje të rëndësishme për diskutimet. Kosova e ka cilësuar të papajtueshëm me kushtetutën propozimin e ekipit manaxhues. Vota e të rinjve turq pritet të jetë vendimtare për fatin politik të Presidentin Erdogan. Mbi 6 milionë të rinj turq priten të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, që përbëjnë rreth 10% të elektoratit. Autoritetet në Teksas vazhdojnë hetimet për të mësuar motivet që shtynë një person të godasë me makinën e tij një turmë njerëzish, duke shkaktuar vdekjen e disa prej tyre. Policia nuk ka përjashtuar pistën se incidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm