Ditari - Shqipëri, e mbijetuara e dhunës nga partneri, rrëfen historinë e saj
Zëri Amerikës sjell rrëfimin nga Tirana të një vajze 28 vjeçare, viktimë e dhunës së bashkëjetuesit të saj, i cili e kishte mbajti të mbyllur për disa ditë në shtëpi, jashtë vullnetit të saj. Sot gjykata e vendosi mbatjen arrest me burg të personin që dyshohet të jetë autor i ngjarjes, 31-vjeçari Gleard Gusholli. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi mediat e lidhura me pushtetin në Beograd, për frikësim të qytetarëve serb, para zgjedhjeve në veri të vendit, që pritet të mbahen këtë të dielë. Lista serbe ka vendosur t’i bojkotojë zgjedhjet. Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Zbatimi i tij pritet të nisë nga një janari i vitit 2024