Ditari- Koalicioni “Bashkë fitojmë” nis fushatën. Rama: Ata janë kthimi prapa
Në Tiranë, nisi fushatën zgjedhore koalicioni “Bashkë fitojmë”, i cili drejtohet nga ish presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha. Ata premtuan ndryshimin e qeverisjen vendore në dobi të qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se votimi për koalicionin opozitar do të ishte një kthim prapa. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit ka kryesimin e radhës së OSBE-së, thotë se ekziston një vullnet i mirë për paqe në Kaukazin e Jugut. Ekspertët ngrenë shqetësimin se rrjedhja e sekreteve ushtarake mund të ketë shkaktuar dëme në shkallë të gjerë për Ukrainën.