Ditari - Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës
Sipas një raporti të publikuar në Kosovë, 70 % e grave besojnë se ngacmimi seksual është një fenomen i pranishëm në vendin e punës, ndërsa 9% pohojnë se ose kanë qenë viktima të tij, ose njohin dikë që është ngacmuar seksualisht. Por autorët e studimit tërheqin vemendjen se shifrat mund të mos jenë reale, pasi gratë druhen të flasin mbi këtë çështje. Rusia dhe Serbia janë burimet kryesore të disinformimit në Ballkanin perëndimor. Gjetjet u ofruan sot në Tiranë nga përfaqësues të organizatave mediatike të verifikimit të fakteve nga gjashtë vende të këtij rajoni. Takimi në Kaliforni i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy me Presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen, ndesh në kërcënimet për hakmarrje të Pekinit.