Ditari - Reagimi i ish-Presidentit Trump pas njohjes me akuzat penale
Ish presidenti Doland Trump vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pasi bëhet ish-presidenti i parë në historine e Shteteve te Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza penale. Ai përballet me 34 akuza. Vetë zoti Trump kritikoi ashpër prokurorin dhe gjykatesi duke thënë se akt-padia u ngrit për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Në Gjykatën e Posaçme me seli në Hagë ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish drejtuesve te UCK, ish zëdhënësi i saj, Jakup Krasniqi mohoi akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit Po në këtë emision do të flasim edhe mbi rolin e grave ukrainase që kanë dalë vullnetare për të luftuar forcat ruse