Ditari - Ish presidenti Trump në gjykatë për t’u njohur me akuzat
Ish-Presidenti Donald Trump do të dalë për herë të parë para një gjykatësi për t’u njohur me akuzat penale që rrjedhin nga hetimet rreth një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels. Finlanda u bë zyrtarisht vend anëtar i NATO-s, më pak se një vit nga kërkesa për anëtarësim, nxitur nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Në Hagë avokatët mbrojtës paraqitën sot argumentet hapëse në gjyqin ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të lartë Intervistë me Ambasadoren Yuri Kim, e cila ka nisur një turne në bashkitë e Shqipërisë. Ambasadorja Kim tha se zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare, duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga ODIHR-i mbi proceset e kaluara