Ditari: SHBA dhe BE presin përparim në bisedimet Kosovë - Serbi
Një ditë para takimit në Bruksel mes kryeministrit te Kosoves dhe Presidentit te Serbise, SHBA dhe Bashkimi Evropian ritheksuan pritshmeritë që ata t’i thonë po edhe zyrtarisht një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Intervistë me Fatbardha Saraçi-Mulleti, e cila gjatë regjimit komunist u burgos dhe u dërgua në kampe internimi. Ajo u nderua me çmim nderi në memoristikë në konkursin kombëtar “At Zef Pllumbi” ndërsa është autore e 6 librave mbi dëshmitë të krimeve të komunizmit. Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë se Brigada më e rëndësishme e e Këmbësorisë ruse duket se ka pësuar humbje të rënda, përfshirë në ushtarë dhe pajisje. "