Lidhje

Ditari - Në njëvjetorin e luftës, presidenti i Ukrainës Zelensky zotohet për fitore


Ditari - Në njëvjetorin e luftës, presidenti i Ukrainës Zelensky zotohet për fitore
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Ukraina shënon përvjetorin e parë të agresionit rus, konflikti më i madh në Evropë që nga lufta e dytë botërore, i cili ka shkaktuar me mijëra viktima, dhe shpërguljen e miliona ukrainasve nga vendi. Në Kiev Presidenti Zelensky u zotua për fitore gjatë këtij viti. Uashingtoni njoftoi një ndihmë të re për Ukrainën prej 2 miliardë dollarësh, duke çuar në mbi 114 miliardë totalin e ndihmave që SHBA-të i kanë dhënë Kievit, në harkun kohor të një viti. Po sot Shtëpia e Bardhë njoftoi sanksione të reja ndaj 200 individëve dhe entiteteve ruse. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian presin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të pranojnë, zyrtarisht dhe publikisht, propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në takimin e së hënës në Bruksel.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG