Ditari - Ndihma amerikane për Kievin, më e madhja që nga lufta në Irak
Kryeministri i Kosovës Albin Kuri tha se propozimi evropian do të bëjë që Kosova sigurojë njohjen ‘de facto” nga Serbia. Ndërkohë opozita ka kritikuar qeverinë për qëndrimet e saj lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve. kur mbeten disa ditë nga takimi në Bruksel mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç. Kongresi amerikan ka miratuar deri tani ndihma prej 112 miliardë dollarësh për Ukrainën, shifra më e madhe të ndihmës për një konflikt të huaj. Ligjvënësit e të dyja krahëve kanë shprehur mbështetje ndaj Kievit, përveç një numri të vogël republikanësh konservatorë. Shumë gazetarë rusë janë detyruar të kërkojnë strehim në Letoni të përndjekur nga Kremlini për shkak se kanë mbuluar me vertetësi agresionin rus në Ukrainë.