Ditari - Kosova kremton 15 vjetorin e pavarësisë
Kosova kremton sot 15 vjetorin e Pavarësisë. Në Prishtinë pavarësia u festua me një sëri aktivitetesh, ku morën pjesë udhëheqëes të Kosovës dhe të Shqipërisë. Megjithatë, vendi përballet sfida të shumta, ky kryesore mbetet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Kryeminsitri Kurti dhe Presidenti Vuçiç takohen për bisedimet e radhes në Bruksel, në 27 shkurt. Zëri i Amerikës bisedoi me ekspertët amerikanë, Paul Williams dhe Daniel Serwer të cilët analizojnë situatën mes dy vendeve, por edhe atë që ka arritur Kosova në 15 vjet si shtet i pavarur. Në Shqiperi, gazetarët pohojne se mediat hasin presione politike dhe censurë kur raportojnë mbi ecurinë e integrimit europian. Në Gjermani, po mbahet Konferenca e Sigurisë së Munihut. Lufta në Ukrainë mbizotëron agjendën e punimeve.