Ditari - Analistët mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi
Mendimet e tre analistëve lidhur me propozimin evropian mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ata bashkohen në një pikë kur thonë se ai paraqet zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë periudhë. Në Tiranë, deputetë të opozitës i propozuan Kuvendit të shtojë në Kodin Penal ndëshkime me 3 deri 5 vjet për këdo që kërcënon apo godet gazetarët në krye të detyrës. Iniciativa vjen mes një rritje të numrit të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve. Nikki Haley, ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, shpalli sot kandidaturën për presidente për vitin 2024, duke sfiduar ish-presidentin Donald Trump, në garën se cili do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Republikane.