Shqipëri, propozohen dënime për dhunuesit e gazetarëve
Në Tiranë, deputetë të opozitës i propozuan Kuvendit të shtojë në Kodin Penal ndëshkime me 3 dhe 5 vjet për këdo që kanos apo godet gazetarët dhe punonjësit e medias për shkak të detyrës. Gazetarët shqiptarë janë të shqetësuar për aktet e përsëritura të dhunës dhe presioneve për shkak të punës