Ditari - Kurti: Pasoja ndaj Kosovës nëse refuzohet plani evropian
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se është paralajmëruar nga të dërguarit amerikanë dhe evropianë për pasojat që mund të ketë Kosova nëse refuzon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë Vëzhgues të pavarur në Shqipëri ngrenë shqetësime lidhur me problemet e lidhura me zgjedhjet, ndërsa afrohen votimet e 14 majit për pushtetin lokal. Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu thotë se Moska ka planifikuar një komplot për të përmbysur qeverinë e vendit të saj me synimin për ta vënë "në dispozicion të Rusisë" dhe frenuar aspiratat e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.