TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- Komuniteti shqiptaro-amerikan dhe problemet e shëndetit mendor
Besimtarët katolikë në gjithë botën festojnë sot Pashkën, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë. Në meshat e mbajtura në Shqipëri dhe Kosovë u bënë lutje për mirësi dhe shpresë. Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoqërinë amerikane. Sipas një studimi të vitit 2021, një në pesë amerikanë të rritur përballet me një çrregullim. Ky fenomen ka filluar të ndjehet edhe tek komuniteti shqiptaro-amerikan. Dy terapiste dhe një ndihmësprokuror në Miçigan, tregojnë për Zërin e Amerikës se po ofrojnë konsultime dhe terapi falas për pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.