TV Schedule
Ditari- Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja dorëzon mandatin, pasi djali dhe vëllezërit e tij dhunuan dy shtetas
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha nga Zagrebi se refuzimi i planit evropian për shtensionimin situates në veri të Kosovës, do të ishte një mundësi e humbur nga kryeministri, Albin Kurti. Në Shqipëri, deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dorëzoi mandatin e ligjvënësit, pasi djali dhe vëllezërit e tij dhunuan dy shtetas në një lokal të Fushë-Krujës. Ai i bëri thirrje djalit të arratisur që të dorëzohet para drejtësisë. Në Shqipëri, rreth 30 mijë të rinj përfunduan ketë vit studimet në sistemin parauniversitar të vendit. Një pjesë prej tyre, përfshirë edhe ata që përfunduan studimet 12 vjeçare me medalje të artë, janë përgatitur të largohen jashtë vendit për të studiuar ne universitetet europiane.