TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Shqetësim për konflikt masiv në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Zyrtarët izraelitë thonë se numri i të vrarëve në Izrael pas sulmit të Hamasit ka arritur në të paktën 600 persona. Kundërsulmet izraelite në Gaza, shkaktuan vdekjen e mbi 370 vetëve. Në Shqipëri prokuroria e Posaçme ka ngritur një tjetër akuzë për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për një tjetër çështje. I jepet lamtimira e fundit At Arthur Liolinit, drejtuesi i Kishës historike ortodokse të Shën Gjergjit në Boston, i cili ia kushtoi jetën e tij besimit dhe çështjes së shqiptarëve.