TV Schedule
Ditari - Shqipëri, rritja e pagës minimale, ekspertët: E pakonsultuar me biznesin
Në Shqipëri, paga minimale është rritur me rreth 18%, duke filluar që nga 1 Prilli, me qëllim për të rritur konkurencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%. Zgjedhjet në 4 komuna në veri të Kosovës do të mbahen më 23 prill. Ky proces pason dorëheqjen vitin e kaluar të përfaqësuesve serbë në zonë. Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës dhe që mbështetët nga Beogradi nuk do të marr pjesë në zgjedhje duke ngritur shqetësime për mbarëvajtjen e tyre. Dokumenteve që dyshohet të jenë të klasifikuara, ku detajohen planet sekrete të SHBA dhe NATO-s për të ndihmuar Kievin, ka të ngjarë të jetë një operacion rus dezinformimi, për të hedhur dyshime në lidhje me kundërofensivën e planifikuar të Ukrainës. Pentagoni po heton mbi çështjen