TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- Kryeministri i Izraelit shpall gjendje lufte
Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb, ishte përpjekje e Beogradit për të ndryshuar kufijtë me force. Sipas tij zhvillimet në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë këmbanë alarmi që Bashkimi Evropian të rishikojë politikën ndaj rajonit. Studiuesit e shkencave të natyrës dhe përfaqësues të organizatave mjedisore vlerësojnë se djegia e zonës së mbrojtur të Pishë Poros në Fier, do të sjellë pasoja afatgjata për klimën dhe turizmin në këtë zonë. Dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur nga sulmet e Hamasit ne Izrael. Udhëheqësit perëndimorë dënuan sulmin e Hamasit dhe rikonfirmuan mbështetjen ndaj Izraelit.