TV Schedule
Ditari - D4D, studimi: 80% e burrave në Kosovë dezinformojnë për gratë online
Në Shqipëri, Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Lulzim Basha si dhe deputetë që janë pjesë e grupimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese dy padi të veçanta kundër marrëveshjes mbi imigrantët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Të dyja palët kërkojnë pezullimin e procedurave për ratifikimin e saj në parlament si dhe shpalljen e saj të papajtueshme me Kushtetutën. Sipas një hulumtimi të organizatës “Demokraci për Zhvillim”, në Kosovë më shumë se 80 për qind e burrave, shpërndajnë në internet dezinformata me bazë gjinore dhe ngacmime ndaj grave. Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve debatoi me tone të ashpra të martën mbi antisemitizmin në tre universitete elitë amerikane. Ligjvënësit republikanë akuzojnë universitet se kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje për studentët hebrenj.