TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Tensionet Kosovë-Serbi, në qendër të takimit të vendeve të procesit të Berlinit në Tiranë
Tensionet e shtuara mes Kosovës dhe Serbisë, pjesë e rëndësishme në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë. Në Prishtinë, Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia paralajmëroi për shtimin e trupave të NATO-s në terren. Historia e Aleksandër Grudës, i cili tre dekada më parë, u arratis nga Shqipëria komuniste. Ai dhe familja e tij paguan një çmim tepër të shtrenjtë. Kjo histori është në qendër të një filmi dokumentar, kandidat i Shqipërisë për Çmimet “Oscars”