TV Schedule
Ditari- Serbi, tetë të vrarë në sulmin e dytë me armë brenda dy ditësh
Serbia u trondit nga një tjetër sulm me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes. Autoritetet njoftuan se tetë persona u vranë dhe 14 u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në tre fshatra afër Beogradit. Ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, analistë shqiptarë e serbë theksojnë për Zërin e Amerikës se pa një marrëveshje politike ndërmjet Prishtinës e Beogradit është e vështirë që institucionet atje të mund të funksionojnë. Nje raport vjetor i sapopublikuar nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë vëren se ka një shpërndarje të pabarabartë të shërbimeve publike midis zonave urbane dhe atyre rurale. Raporti evidenton një rritje te dukshme të numrit të punonjësve në administratën vendore.