TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA, debati mbi mundësinë e humbjes të së drejtës për abort
Ekspertë vendas e ndërkombëtare po punojnë për mbledhjen e provave për krime e lufte në Ukraninë duke përdorur teknologji të përparuar. Ndërkohë po zhvillohen luftime të ashpra në fabrikën e çelikut në Mariupol, pjesa e vetme e qytetit që nuk ka rënë në duart e Moskës. Në Kosovë, po qëndron për vizitë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, si pjesë e një turi rajonal, mes shqetësimeve rreth ndikimit të agresionit rus në Ukrainë në qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Intervistë me Ministren e Turizmit e Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro. Zonja Kumbaro flet mbi pasojat e luftës në Ukrainë tek sezoni turistik veror, rimëkëmbja e sektorit pas tërmetit e pandemisë, si dhe mbi procesin e menaxhimit të Parkut të Butrintit.