TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Analistët: Nga tensionet Kosovë-Serbi përfiton Putini
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se nuk është e gatshme për takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, pa u sanksionuar fillimisht Serbia për sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës. Ekspertë të çështjeve të Ballkanit Perëndimor, shprehin shqetësim nga shtimi i fundit i tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, duke thënë se ai që përfiton prej tyre është Vladimir Putini. Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me burgim ish ministrin e Mjedisit lefter Koka, ndërsa shpalli të pafajshëm ish deputetin socialist Alqi Bllako, në procesin për rastin e inceneratorit të Elbasanit.