TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - BE: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian thonë se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Europian dhe ajo e Parlamentit Europian bëjnë thirrje për nevojën e një gjykatë që do të gjykonte krimet e Rusisë në Ukrainë. Në Shqipëri, studiues të jetës politike flasin për Zërin e Amerikës në lidhje me krizën në Partinë Demokratike, një një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të kthyer në shkallën e parë për rigjykim çështjen e përfaqësimit të kësaj force politike. Në Kosovë, 36 familje shërbejnë aktualisht si strehuese të përkohshme të fëmijëve të braktisur, deri në zgjidhjen e statusit të tyre përfundimtar, adoptimin apo kthimin në familje biologjike.