TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA, paqartësi për udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve, pas shkarkimit të kryetarit McCarthy
Gjykata e Lartë serbe liroi nga paraburgimi Milan Radoiçiçin, politikanin lokal serb të akuzuar për prodhim dhe trafikim të paligjshëm të armëve në Kosovë, i cili pranoi përfshirjen në sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Në Shqipëri sistemi shëndetësor vijon të përballet me probleme edhe pse vitet e fundit janë bërë përparime. Pagesat e qytetarëve nga xhepi megjithëse kanë paguar kontribute shëndetësore, janë mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe rëndojnë buxhetin e familjeve. NATO bën thirrje për rritje të prodhimit të armëve, duke paralajmëron se depot po zbrasen.