TV Schedule
Ditari- Këshilli i BE-së: Pasoja për palët nëse dështojnë të ulin tensionet në veri të Kosovës
Në mbyllje të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, udhëheqësit europianë bënë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës ndërsa paralajmëruan pasoja në rast të dështimit. Ata kërkuan që palët të krijojnë kushtet për zgjedhjet në të katër komunat në veri të Kosovës. Vendimi i djeshëm i qeverisës së Kosovës për të shpallur si terroriste dy organizata serbe ka nxitur reagime. Lista Serbe, partia kryesore politike e serbëve në Kosovë, tha se vendimi synon përshkallëzimin e situatës në veri. Ndërkohë Departamenti i Shtetit dhe vende te tjera perendimore thane se Prishtina zyrtare duhet të ishte koordinuar me partnerët për marrjen e kësaj mase. Policia maqedonase arrestoi sot ish-kryetarin e Komunës “Qendër” të Shkupit Vladimir Todoroviç dhe katër persona të tjerë nën akuzën e shpërdorimit të fondeve të projektit të njohur si “Shkupi 2014”.