TV Schedule

Ditari - Situata në veri të Kosovës dhe reagimet ndërklombëtare
Pas trazirave të një dite më parë në veri të Kosovës gjendja paraqitet më e qetë. Shefi i politikës së Jashtme të BE kërkoi që Kosova të pezullojë operacionet policore në komunat veriore dhe bëri thirrje për tërheqjen e protestuesve të dhunshëm prej atje. Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier tha se qeveria e Kosovës ka dëmtuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe se shenja e parë e kësaj është vendimi për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet "Defender Europe 2023". Moska u vu të martën në shënjestër të goditjeve me dronë që Rusia tha se ishin ukrainas ndërkohë që sot kanë vazhuar sulmet ndaj Kievit Do te ndalemi edhe tek gara presidenciale në SHBA. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nis këtë javë një fushatë agresive elektorale në shtetet e para ku nisin garat e hershme brenda Partisë Republikane për të zgjedhur kandidatin zyrtar për president.