TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Shtypi përballë sfidash të vështira
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha sot se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, fillon me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Tre maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i cili përballet me sfida të reja e të vështira. Në Shqipëri shumë gazetarë thonë se kanë qenë objekt kërcënimesh gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Sulm me armë zjarri në një shkollë fillore në Serbi. Vriten 8 nxënës dhe një punonjës i shkollës. Policia arreston autorin e sulmit, nxënës i së njëjtës shkollë.