TV Schedule
Ditari - Serbia ndalon ish-Nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç
Autoritetet serbe ndaluan sot ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator. Kryeministri Albin Kurti kërkoi sot ndëshkimin e Serbisë, të cilën e akuzon për përpjekje për të aneksuar veriun e vendit. Në Nju Jork po mbahet dita e dytë e gjyqit ndaj ish-Presidentit Donald Trump i akuzuar për mashtrime me pronat dhe bizneset e tij. Gjyqi rrezikon t’i japë një goditje të rëndë perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme. Presidenti Biden është shprehur i vendosur të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, megjithë bllokimin e financimeve në Kongres. Buxheti afatshkurtër, i miratuar pak ditë më pare, shmagu mbylljen e qeverisë, por nuk përfshiu ndihma financiare për Kievin.