TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari-Tensione në veriun e Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR-in në Zveçan
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa grupe qytetarësh serb tentuan të hyjnë në komunat që drejtohen nga kryetarë shqiptarë. Protestuesit serbë u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s në komunën e Zveçanit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri Frida Krifca tha se eksportet e artikujve bujqësore janë rritur me 17% në vlerë monetare, krahasuar me një vit më parë dhe se agroturizmi po mbështet sektorin e turizmit. Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëveshjeje për të rritur kufirin e huamarrjes së vendit përpara votimit ne Kongres.